Rreth Arlis

Kompania “Arlis – Ndërtim” shpk, është themeluar në vitin 2008 nga ortaku i vetëm i saj Z. Armand LILO, me selinë Rr: “Muhedin Llagani”, Pallati 12 Katësh (Vala), Kati. 1, Nr. 7, Pranë Policisë Bashkiake, Tiranë – Shqipëri.

Aktiviteti i kompanisë është zbatim, projektim të ndërtimeve civile, ekonomike, punime dheu, sistemim,taracime, prodhime elementesh të parafabrikuara, betoni e betonarme, ndërtime civile e turistike, rrugësh, vepra arti, hekurudha e kanalizime, punime karpentierie, investime në sektorin e energjetikes.

“Arlis–Ndërtim”shpk zhvillon dhe aplikon teknologjitë më të sofistikuara. Zbatimi i teknologjive të reja mundëson një avantazh konkurues të kompanisë në treg, në aspektet teknike te izolimit termik, izolimit akustik, fasadë me suvagrafiato, fasadë e ventiluar  e të tjera si këto. Cilësia e ndërtimit në rritje të vazhueshme është thelbesore për nga rëndësia pasi duhet të sigurojë jetëgjatësinë për shumë dekada.

“Arlis – Ndërtim”shpk është ndërtuar mbi vlera ekselence dhe integriteti të testuara në kohë. Kjo do të thotë të punosh mbi standartet e etikës më të larta dhe të kesh matës cilësinë në projekte.

Eshtë një ndër kompanitë lider në tregun Shqiptar dhe jep kontributin e saj, sidomos në objektet residenciale, duke plotësuar kështu kërkesat e vazhdueshme urbanistike.

Duke pasur parasysh sukseset e njëpasnjëshme në Tiranë dhe më gjerë, “Arlis – Ndërtim” shpk, është tashmë dhe në tregun e huaj si atë Amerikan si pjesë e “Arlis – Construction”themeluar ne Mars te 2015 duke investuar për diversifikimin e portofolit te saj në Shtetin e Florida-s (Tampa).

Kompania ka në princip ndërtimin e marrëdhënieve afat-gjata, në partneritetin e ndërsjellë me nënkontraktorë dhe me klientet, raporte të cilat janë bazuar në besim, respekt dhe bashkëpunim.

Çelsi i suksesit tonë qëndronë në bashkpunimin me nje staf te talentuar dhe kualifikuar duke realizuar projektet që nga ideimi e deri tek zbatimi në kohë, duke ndjekur metodat bashkohore të tregut. Me një pervojë të gjerë në industrinë e ndertimit, stafi ynë i permbush te gjitha kërkesat dhe pritshmeritë e klientëve.

Ndertime civile

Infrastrukture